Bruksel, ERRU pjesë e delegacionit të negociatave

Pas vendimit për hapjen e negociatave, Komisioni Evropian zhvilloi sot takimin e radhës shpjegues, atë për kapitullin 28 “Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit”, në të cilin mori pjesë Enti Rregullator i Ujit (ERRU), i përfaqësuar nga Drejtori i Drejtorisë Juridike dhe Konsumatorit, Z.Taulant Kullolli.
Takimi u hap nga Përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michella Matuella, si edhe nga fjalët përshëndetëse të znj. Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore e Shqipërisë, si edhe znj. Drita Abdiu Halili, Zv/Kryenegociatore e Maqedonisë së Veriut.
Z. Kullolli, si pjesë e grupit ndërinstitucional negociator, ndoqi me interes takimin ku u dhanë informacione dhe sqarime mbi përditësimin e akteve në fuqi të kapitullit 28 me qëllim përafrimin me legjislacionin evropian.
Më tej, për çështje që kanë të bëjnë specifikisht me sektorin e ujit, ERRU do të kontribuojë në hartimin e prezantimeve dypalëshe, të cilat janë parashikuar të zhvillohen në janar të vitit që vjen.

.