Në bazë të ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996, i ndryshuar, ERRU ka të drejtë të nxjerrë rregullore dhe udhëzues për të ushtruar funksionet dhe kompetencat e tij. Rregulloret më të rëndësishme të nxjerra nga ERRU janë Rregullorja e Licensimit, Metodologjia e Vendosjes së Tarifave dhe Kontrata Tip, Kodi i Integritetit të cilat mund të gjenden në linqet e mëposhtme si dhe Rregullorja e Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Ujit:
- Rregullore e Licencimit ” Për Proçedurat e Dhënies dhe Rinovimit të Licencave Profesionale për Subjektet Juridike e Fizike që ushtrojnë Veprimtari në Sektorin e Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, miratuar me vendim të KKRR Nr. 29, datë 08.12.2009, e ndryshuar.
- Kodi i Integritetit të Entit Rregullator të Ujit miratuar nga Komisioni Kombëtar Rregullator me vendim Nr. 18 datë 04.07.2012
- Kushtet e Licencës, miratuar me vendimin nr. 50, datë 30.12.2013 të KKRR
- Bilanci i Ujit, miratuar me vendimin Nr. 46, datë 27.12.2013
- Kontrata e Shërbimeve Ujësjellës Kanalizime, miratuar me vendim të KKRR Nr. 25, datë 08.07.2015
- Rregullore e Inspektimit dhe Monitorimit të Veprimtarisë së Ofruesve të Shërbimit në Sektorin Ujësjellës Kanalizime (UK), miratuar me vendim të KKRR Nr. 58 datë 29.12.2017
- Rregullore mbi Procedurën e Ankimit në Komisionin Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, për një të licencuar, datë 19.04.2019
- Rregullore për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike në ERRU
- Rregullore për Organizimin dhe Zhvillimin e Seancës Dëgjimore me Publikun në Procesin e Miratimit të Tarifave, datë 14.04.2020
- Metodologjia dhe Procedura për Miratimin e Tarifave të Shërbimeve Ujësjellës Kanalizime
- Rregullore për Procedurat e Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjes midis Konsumatorit dhe Operatorit Ujësjellës Kanalizime nga Struktura Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjes
- Rregullore e Arkivit – Rregullore për Dokumentet Zyrtare, Administrimin e Dokumentacionit, Rregullat e Arkivimit, Korrespondenca dhe Format e Komunikimit Zyrtar brenda dhe jashtë Entit Rregullator të Ujit.
- Rregullore për Rekrutimin, Vlerësimin dhe Ndërprerjen e Marrëdhënieve të Punës në Entin Rregullator të Ujit.