Budapest, ERRU merr pjesë në Asamblenë e 38-të të WAREG
U përmbyll me sukses Asambleja dy ditore e Përgjithshme e 𝐖𝐀𝐑𝐄𝐆, Shoqatës Evropiane të Rregullatorëve të Ujit, zhvilluar më 17–18 qershor në #Budapest, ku ERRU ishte pjesë aktive e diskutimeve për të ardhmen e sektorit të ujit në #Evropë.
📊 Takimi solli një panoramë të zhvillimeve të sektorit në Hungari, studimin mbi 𝐄𝐏𝐑 (Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit për cilësinë e ujit), shoqëruar me diskutime dhe qëndrimin e përbashkët të WAREG.
🇪🇺 Paralelisht, vëmendja u përqendrua te zhvillimet në BE dhe sfidat konkrete me të cilat po përballet sektori:
• Mungesa e ujit 💧
• Thatësirat 🌱
• Zbatimi i direktivave për 𝑢𝑗𝑖𝑛 𝑒 𝑝𝑖𝑗𝑠ℎ𝑒̈𝑚 dhe 𝑡𝑟𝑎𝑗𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑢𝑗𝑒̈𝑟𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑜𝑡𝑢𝑟𝑎 🚰
🤝 Një tjetër moment i rëndësishëm ishte bashkëpunimi me 𝐈𝐍𝐁𝐎 (Rrjeti Ndërkombëtar i Organizatave të Baseneve), përmes nënshkrimit të një 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐮𝐦𝐢 𝐌𝐢𝐫𝐞̈𝐤𝐮𝐩𝐭𝐢𝐦𝐢 që synon forcimin e koordinimit ndërinstitucional në menaxhimin e burimeve ujore.
📌 Pjesëmarrja e ERRU konfirmon angazhimin për të qenë në linjë me politikat evropiane dhe për të forcuar rolin rregullator në sektorin e ujit.