ERRU prezanton në Kuvend Raportin Vjetor 2025
Enti Rregullator i Ujit prezantoi në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm raportin mbi ecurinë e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve për vitin 2025.
Kryetarja e ERRU, Znj.Gerta Lubonja, paraqiti para deputetëve zhvillimet kryesore duke theksuar orientimin drejt përmirësimit të shërbimeve dhe rritjes së qëndrueshmërisë së sektorit.
Shifrat tregojnë qartë drejtimin:
📊 107.6% mbulim i kostove operative
📊 83.2% mbulim i kostove totale
🚰 77.8% mbulim i popullsisë me furnizim me ujë
💧 Mbi 300 milion m³ prodhim vjetor – duke reflektuar rritje të kapaciteteve dhe përmirësim gradual të aksesit në shërbim.
Në të njëjtën kohë, ERRU ka forcuar rolin rregullator përmes monitorimit të performancës, licencimit dhe 📑 vendimmarrjen e bazuar në analiza të hollësishme, duke garantuar transparencë dhe balancë mes interesit publik dhe qëndrueshmërisë së operatorëve të shërbimit UK.
📈 Reforma po konsolidohet
🏗️ Modeli rajonal po forcohet
Sfidat mbeten pjesë e këtij realiteti, ndërsa progresi i arritur kërkon vijimësi në reforma dhe angazhim të përbashkët për t’i adresuar.
➡️ Për vitin 2026, fokusi mbetet në përmirësimin e performancës, reduktimin e humbjeve dhe forcimin e transparencës, me synim një sektor më të qëndrueshëm dhe në shërbim të qytetarëve.