UK Vlorë, seancë dëgjimore për ndryshim tarife

Enti Rregullator i Ujit mori pjesë sot në seancën dëgjimore të Ujësjellës Kanalizime Vlorë për ndryshimin e nivelit të tarifave të furnizimit me ujë dhe kanalizime, një detyrim ky i çdo shoqërie përpara paraqitjes së propozimit për ndryshim tarife pranë ERRU.

Dëgjesa e moderuar nga Drejtoresha e UK Vlorë, @elonahodaj_ mblodhi përpos përfaqësuesve të pushtetit vendor, Këshilli Bashkiak, edhe qytetarë të shumë banorë të qytetit dhe njësive administrative përreth, ambientalist dhe të rinj përfaqësues të Qendrës Rinore Vlorë.
Fillimisht, drejtuesja dhe stafi administrativ i shoqërisë @ujesjellesi.vlore bënë një përmbledhje të gjendjes ku ndodhet shoqëria e më pas renditën objektivat e vendosura për vitet në vijim, duke shtruar nevojën për ndryshim të nivelit tarifor me qëllim realizimin e tyre.

Nga ana tjetër, qytetarët kërkuan rritje të kohëzgjatjes së furnizimit me ujë dhe cilësisë së shërbimit duke kërkuar administrim më të mirë të shoqërisë përmes uljeve të shpenzimeve të tepërt