Rajonalizimi, ERRU vizitë në Shoqërinë Rajonale UK Berat sh.a

Sektori i ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri është përfshirë në reformën e ndërmarrë nga qeveria qendrore, ku 58 shoqëritë UK të mëparshme rajonalizohen në 15 të tilla. Aktualisht, janë krijuar 12 shoqëri rajonale dhe brenda këtij viti pritet të krijohen edhe 3 shoqëritë e mbetura, duke plotësuar kështu arritjen e objektivit të reformës për rajonalizimin e të gjithë sektorit sektorit UK në vend.
Në këtë kuadër, një ekip i ERRU-së që ndjek dhe mbështet nga afër këtë proces realizoi një vizitë pune në Shoqërinë Rajonale Berat, e cila përfshin në zonën e saj të shërbimit bashkitë: Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar.

Shoqëria Rajonale Berat sh.a është një nga shoqëritë pararojë në realizimin e këtij procesi dhe që ka treguar një progres evident në drejtim të realizimit të treguesve kryesorë të performancës për periudhën deri në fund të 5 mujorit të këtij viti, si dhe synon të aplikojë për tarifa të reja të unifikuara për të gjithë zonën e shërbimit.

Analiza e treguesve të performancës, të aplikimit, detaje specifike të realizimit të procesit dhe të kapërcimit të ndonjë vështirësie për realizimin e saj, ishin çështjet që u diskutuan në këtë takim.
Kjo praktike pune është e vazhdueshme dhe po ndiqet për të gjitha shoqëritë rajonale të krijuara deri në fazën aktuale.