Kosovë, Asambleja e 28-të e WAREG

Afro tridhjetë përfaqësues të Shoqatës Evropiane të Rregullatorëve të Ujit (WAREG) morën pjesë sot në Asamblenë e 28-të, të organizuar nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) në Kosovë për të diskutuar çështje mbi rregullimin e ujit në Evropë dhe promovuar bashkëpunimin rajonal midis vendeve që synojnë t’i bashkohen unionit evropian.

Një përfaqësi nga ERRU, kryesuar nga kryetari, Z.Ndriçim Shani ndoqën me interes punimet e Asamblesë së WAREG, e dyta për këtë vit, në të cilën u prezantua Raporti i ri mbi Treguesit Kryesorë të Performancës ku ERRU ka qenë pjesë e grupit të punës, si dhe u bë një përditësim mbi Direktivën e BE-së për Trajtimin e Ujërave të Ndotur Urbane, bazuar në raportet e parlamentit Evropian.

Projektet për ngritjen e kapaciteteve të stafeve rregullatore, si “KEP Project” dhe “TAIEX”, financuar nga BE u trajtuan në fillim të bisedimeve, ndërkohë që kanë nisur që tani përgatitjet për Forumin e 3-të Evropian për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit (EFWRS) që organizohet në fund të vitit dhe që fokusohet tërësisht në rregullimin ekonomik të sektorit UK.

Në fund të asamblesë u përditësua vlerësimi krahasues mbi mbulimin e kostove të energjisë në metodologjitë tarifore në vendet evropiane.