Performanca e UKT-së nga pikëpamja e Entit Rregullator të Ujit

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) u bë sot pjesë e Konferencës së Ujit, organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në të cilën u mblodhën politikëbërës, përfaqësues të sektorit të ujit dhe donatorë të shumtë. Në diskutimet e tyre mbi rolin e investimeve dhe gjendjen e sistemit të ujit dhe kanalizimeve, kryetari i ERRU, Z. Ndriçim Shani mbajti një prezantim në sesionin e dytë duke folur për ecurinë dhe problematikat e performancës së UKT-së vitet e fundit, nga pikëpamja e rregullatorit.

Pavarësisht luhatjeve në periudha të ndryshme, të ardhura si pasojë e pandemisë, krizës energjitike, mos sigurimit të fondeve të parashikuara për investimet në sasi dhe kohë, si dhe koha e zgjatur për alokimin e tyre, Z. Shani vlerëson se trendi i Treguesve Kryesorë të Performancës së shoqërisë është pozitiv dhe bazuar në planin strategjik të UKT-së dhe Bashkisë Tiranë, situata paraqitet optimiste në drejtim të përmirësimit të shërbimit ndaj konsumatorëve për t’i furnizuar ato me ujë pa ndërprerje 24 orë në ditë.

ERRU mirëpret bashkëpunimin me UKT për rishikimin e planit 5-vjeçar të biznesit të kesaj të fundit, për të hartuar një plan sa me realist dhe me plane veprimi konkrete në mbështetje të objektivave strategjikë të periudhes 5 vjeçare të vendosur nga UKT dhe Bashkia e Tiranës.