ERRU, marrëveshje me Rregullatorin Hungarez për Shërbimet e Ujit, Kanalizimeve dhe Energjinë
Një tjetër institucion rregullator evropian për ujin i shtohet listës së bashkëpunëtorëve të Entit Rregullator të Ujit (ERRU).
Në 24 nëntor, kryetari i ERRU, z. Ndriçim Shani nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me Znj. Szilvia Szaloki, Zv. Presidente e Rregullatorit Hungarez për Shërbimet e Ujit, Kanalizimeve dhe Energjinë (MEKH).
Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i një infrastrukture praktike bashkëpunimi midis dy autoriteteve përmes transferimit të njohurive e përvojave më të mira që kanë synim përmirësimin e sektorit të ujësjellës kanalizimeve në të dy vendet.
Më konkretisht, ERRU dhe MEKH ranë dakord të shkëmbejnë informacione, organizojnë workshop-e e vizita studimore me përfaqësues nga stafet përkatëse, si edhe publikime me interes të përbashkët, me theks të veçantë mbi eksperiencat dypalëshe të proceseve të tarifave të shërbimeve të UK, licencimit të shoqërive, agregimit të sektorit e të tjera.