ERRU në konferencën “Menaxhimi i aseteve dhe banchmarking”

Një ditë pas Forumit të Ujit të Danubit, në Tiranë u mbajt një tjetër konferencë e rëndësishme me fokus menaxhimin e aseteve dhe banchmarking, e cila mblodhi rreth 100 përfaqësues të lartë nga sektori i ujit në rajon. Një panoramë e qartë e mënyrës së menaxhimit të aseteve në Shqipëri e Kosovë u dha në sesionin e parë, i cili u mbyll me një panel diskutimi ku referoi edhe kryetari i Entit Rregullator të Ujit (ERRU), z.Ndriçim Shani. Kreu i ERRU nënvizoi rëndësinë e menaxhimit të aseteve në kontekstin e reformës së ndërmarrë nga qeveria për agregimin e shoqërive në 15 kompani nga 58 të tilla. Duke qenë se shumica dërrmuese nuk mbulojnë dot kostot e Operim&Mirëmbajtjes, por nga ana tjetër ka kompani që synojnë të shkojnë drejt mbulimit të kostove totale, ERRU ka hartuar Metodologjinë e re të Tarifave që i përgjigjet situatës. Kjo konferencë, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues nga Rregullatori i Ujit në Shqipëri, Kosovë, Shoqata Ndërkombëtare e Ujit në Rajonin e Danubit, Banka Botërore, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) e të tjerë synon të lehtësojë shkëmbimin e përvojave midis aktorëve kryesorë të sektorit në vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e projektit të Danubit, financuar nga Banka Botërore. Eventi u organizua me mbështetjen e GIZ Albania IAWD, SHUKOS, Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisëdhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë