Mbrojtja e interesit të konsumatorit është në qendër të punës së Entit Rregullator të Ujit. Sipas parashikimeve të ligjit 8102, i ndryshuar, ERRU ka për detyrë të mbrojë konsumatorët nga çmimet monopol dhe të gjejë një ekuilibër të drejtë midis interesave të tyre dhe operatorëve në sektorin e furnizimit me ujë.
Gjithashtu ERRU vepron në mënyrë të tillë që të garantojë që të licencuarit të veprojnë në përputhje me kushtet e licencës së tyre dhe në këtë mënyrë të mbrojë konsumatorët në lidhje me cilësinë, eficencën, vazhdueshmërinë dhe garancinë e shërbimit.
ERRU e interpreton mbrojtjen e konsumatorit si detyrë për marrjen e çdo vendimi rregullator në interes afatgjatë dhe në të mirë të shoqërisë në tërësi.
Për të realizuar sa më mirë funksionet e tij në mbrojtje të konsumatorit, ERRU ka miratuar dokumentet e mëposhtme:
Kontrata Model për Shërbimet Ujësjellës Kanalizime
Rregullore për organizimin e seancës dëgjimore me publikun në procesin e miratimit të tarifave