Raportimi nuk është vetëm një detyrim ligjor për të siguruar që ERRU është i përgjegjshëm për vendimet që ne marrim në emër të shoqërisë shqiptare. Raportimi ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave na jep ne gjithashtu mundësinë të japim komente mbi zhvillimet dhe politikat në sektor si dhe të japim rekomandime. Për më tepër, ne e konsiderojmë raportimin si thelbësor për të arritur objektivin tonë për krijimin e një mjedisi rregullator transparent dhe mbajtjen publikut të informuar. Ne besojmë se vendosja e operatorëve nën vëzhgimin e publikut është një stimul i fortë për ata që të ofrojnë shërbime më të mira.
Për të parë raportet mund të klikoni këtu.