Procedura e aplikimit për një licencë të re ose rinovim/ose shtesë e një licence ekzistuese është si më poshtë:
Personat fizikë apo juridikë, që kërkojnë të pajisen me licencë për njërën ose më shumë kategori duhet të dorëzojnë pranë ERRU, nëpërmjet postës ose dorazi (personalisht) të gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas VKM nr. 958 datë 06.05.2009 dhe Rregullores së Licencimit (të miratuar me vendim të KKRR nr.29 datë 08.12.2009, e ndryshuar).
Në rast se në dokumentacionin e sjellë nga subjekti vërehen mangësi, atëherë ERRU njofton aplikuesin me anë të një shkrese, telefon ose email për plotësim të dokumentacionit.
Procedura për aplikim nis pasi është dorëzuar dokumentacioni i plotë, pas këtij momenti sektori teknik i ERRU përgatit një raport të cilin ia paraqet Komisionit Kombëtar Rregullator.
Komisioni Kombëtar Rregullator i shqyrton dokumentat sipas VKM nr. 958, datë 06.05.2009 dhe vendos mbi dhënien e një licence.
Aplikuesi i cili është pajisur me licencë duhet të zbatojë kushtet e licencës të miratuara me Vendimin Nr.50, datë 30.12.2013
ERRU i shqyrton këto dokumenta brenda 30 ditëve nga protokollimi i dokumentacionit