Enti Rregullator i Ujit është krijuar dhe funksionon në bazë të ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996, i ndryshuar. Kompetencat, proçedurat dhe standartet nën të cilat ERRU operon burojnë nga ky ligj:
Një sërë ligjesh të tjera të Republikës së Shqipërisë kanë ndikim në ushtrimin e funksioneve të ERRU siç është ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, ligji për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike, etj. Këto mund të gjenden në linqet e mëposhtme:
- Ligji nr. 8480, datë 27.05.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”
- Ligji nr. 9131 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”
- Ligji nr. 9584 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavaruar dhe institucioneve të tjera kushtetuese”, i ndryshuar
- Ligji nr. 9902 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, i ndryshuar
- Ligji nr. 29/2024 “Për burimet ujore”
- Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
- Ligj nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Ligj nr. 120/2016, “Për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë dhe të drejtës së kalimit”
- Ligji nr. 126/2020 “Për Metrologjinë”