Rezoluta dhe Direktiva Ndërkombëtare
Përveç kuadrit kombëtar ligjor dhe kuadrit për politikat, puna e ERRU-së bazohet dhe në disa rezoluta, dokumente dhe direktiva, të tilla si Direktiva e Ujit të BE-së, e Drejta e Njeriut për Ujë të Pijshëm të Sigurt dhe Higjienë, si dhe në Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.
Direktiva e Ujit të Bashkimit Evropian

Si vend që ka aplikuar për anëtarësim në BE, Shqipëria përpiqet të arrijë përputhshmëri me Direktivat Europiane të Ujit si më poshtë:

E Drejta e Njeriut për Ujë të Pijshëm të Sigurt dhe Higjienë

Nëpërmjet bashkëfinancimit të Rezolutës së Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut “E Drejta e Njeriut për Ujë të Pijshëm të Sigurt dhe Higjienë” (miratuar më 28 shtator), qeveria shqiptare është angazhuar për miratimin e një qasje bazuar në të drejtat e njeriut për sektorin e ujit.


Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit

Në shtator të vitit 2000, Shqipëria, së bashku me 180 kombe të tjera, miratoi Deklaratën e Mijëvjeçarit në Samitin e Mijëvjeçarit, duke u angazhuar në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit deri në vitin 2015.


Në korrik të vitit 2003, Parlamenti shqiptar miratoi rezolutën e mëposhtme në mbështetje të Deklaratës së Mijëvjeçarit:

Arritja e Objektivit 7 të Zhvillimit të Mijëvjeçarit – Sigurimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm Mjedisor – është një ndër objektivat kryesore të politikave për sektorin shqiptar të ujit. Strategjia Kombëtare e Sektorit të Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2011-2017 reflekton angazhimin e Shqipërisë për Synimin 10: për të përgjysmuar, deri në vitin 2015, përqindjen e njerëzve që nuk marrin shërbimet bazë të furnizimit me ujë të pijshëm të sigurt dhe me higjienë.

Më shumë informacion në lidhje me OZHM 7 mund të gjendet në “Raportin Kombëtar Shqiptar për Progresin drejt Arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (edicion i posaçëm, Korrik 2010)”.


LISBON CHARTER
Deklarata e Lisbonës – Mbi orientimin e politikave publike dhe rregullimit të shërbimeve të Furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe menaxhimit të ujrave të ndotura.

Profesionistët, politikëbërësit dhe vendimarrësit për sektorin e Furnizimit me Ujë, Kanalizimeve dhe trajtimit të ujrave të ndotura, menaxherët e ofruesve publikë e privatë të këtyre shërbimeve si dhe komuniteti i specialistëve që punojnë në këtë sektor u mblodhën në Forumin e parë të Rregullatorëve në Lisbonë, në shtator 2014.

Ata ngarkuan Shoqatën Kombëtare të Ujit (IWA) të hartojë, formulojë dhe miratojë një Deklaratë që do të përcaktonte parimet bazë të politikave publike të mira si dhe rregullimit efektiv të shërbimeve të furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe menaxhimit të trajtimit të ujrave të ndotura (të quajtura “Shërbimet”), që të përcaktojë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë përkatëse të qeverive, administratës publike, autoriteteve rregullatore, ofruesve të shërbimit dhe konsumatorëve.

Deklarata e Lisbonës orienton në formulimin e politikave publike kombëtare dhe vendore, krijimin e kuadrit rregullator përkatës si dhe mbi praktikat e mira për zbatimin e këtyre politikave dhe rregullave.