ERRU është krijuar në vitin 1998, në bazë të ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996 i ndryshuar. Ne jemi një institucion publik i pavarur dhe jemi drejtpërdrejt përgjegjës ndaj Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë, të cilëve u raportojmë rregullisht nëpërmjet Raportit Vjetor, dorëzuar në Janar. Këshilli i Ministrave nëpërmjet Ekipit Përzgjedhës pas një procesi selektiv emëron Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Kombëtar Rregullator (KKRR).
Struktura jonë organizative (siç është shfaqur më poshtë) është miratuar me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë nr.33/2022. KKRR përbëhet nga Kryetari i ERRU i cili është drejtuesi ekzekutiv dhe nga katër anëtarë. KKRR mblidhet rregullisht gjatë gjithë vitit për të marrë vendime lidhur me të gjithë funksionet dhe detyrat e ERRU.
Struktura organizative ka në përbërje të saj gjithashtu:
- Një Sekretar të Përgjithshëm
- Një Drejtori Tekniko-Ekonomike e përbërë nga tre sektorë, Sektori Teknik dhe i Licencave, Sektori Ekonomik dhe i Tarifave dhe Sektori i Monitorimit dhe Performancës;
- Një Drejtori Juridike dhe e Konsumatorit e përbërë nga dy sektorë, Sektori Juridik dhe Sektori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Konsumatorin;
- Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e përbërë nga Sektori Burimeve Njerëzore dhe Financiare dhe Sektori i Shërbimeve;