Çdo person i interesuar mund të paraqesë një ankesë me shkrim në ERRU nqs ai/ajo është i mendimit që operatori i tij/saj nuk përmbush detyrimet ligjore ose/dhe kontraktuale. Si instancë e parë çdo ankesë duhet të paraqitet tek operatori që të mund të ndiqet përmes proçedurave të operatorit për zgjidhjen e ankesave. Në rast se klienti mbetet i pakënaqur dhe problemi vazhdon mund të paraqitet një ankesë me shkrim pranë ERRU. ERRU do të analizojë çështjen, duke informuar operatorin e liçencuar mbi shkeljen e pretenduar të kontratës apo kundravajtjes me ligjin dhe duke kërkuar një deklaratë me shkrim.
Rregullore mbi procedurën e ankimit në komisionin kombëtar rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura, për një të licencuar, datë 19.04.2019
Ju mund të dërgoni me shkrim ankesën tuaj përmes:
Adresës postare:
Rr: “Viktor Eftimiu”,
Ndërtesa 1, Kati IV
Njësia Administrative Nr. 5, 1022,
Tiranë, Shqipëri
+355 42 258 046
Orari: | E Hëne – E Enjte | 08:00 – 16:30 |
E Premte | 08:00 – 14:00 |
ose duke klikuar këtu