Londër, rregullimi përballë revolucionit teknologjik në World Water – Tech Summit
Në datat 24–25 shkurt, World Water-Tech Innovation Summit 2026 në Londër solli në qendër të vëmendjes një nga sfidat më aktuale të kohës: Si të harmonizohet rregullimi i sektorit të ujit me ritmin e shpejtë të zhvillimeve teknologjike 🚀💦
E pranishme në këtë forum ndërkombëtar, Znj. Gerta Lubonja, Kryetare e ERRU, pati mundësinë të njihet me praktikat dhe qasjet më të fundit që po aplikohen në Evropë dhe më gjerë 🌐. Në diskutime u theksua se digjitalizimi i rrjeteve, menaxhimi inteligjent i aseteve dhe përballja me presionet klimatike kërkojnë politika të qarta dhe një rregullim të balancuar e fleksibël, të aftë të mbështesë investimet duke ruajtur sigurinë dhe cilësinë e shërbimit.
Një nga panelet kryesore iu kushtua rolit të rregullatorëve në këtë transformim, duke reflektuar mbi mënyrën se si kuadri rregullator mund të mbështesë inovacionin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë 🎙️📊.
Në përmbyllje të samitit, u theksua rëndësia e një qasjeje të integruar, ku inovacioni, investimi dhe qeverisja e mirë të ecin në harmoni, në funksion të shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe më të qëndrueshme për qytetarët 🚰🌍.