Ekspertiza globale mbi ujin, ERRU në IWA WWTAC 2026

U përmbyll me sukses Simpoziumi Ndërkombëtar IWA WWTAC 2026, i zhvilluar në Napoli, një forum i rëndësishëm që mblodhi ekspertë, studiues dhe përfaqësues të institucioneve rregullatore nga e gjithë bota për të diskutuar zhvillimet më të fundit në trajtimin dhe menaxhimin e ujërave 🌍.

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) u përfaqësua nga Znj. Ediola Braha, Anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator, dhe Z. Sokol Hakrama, specialist pranë institucionit, të cilët ndoqën nga afër sesionet shkencore, prezantimet teknike dhe aktivitetet studimore të zhvilluara në datat 24–25 shkurt.

Në fokus të diskutimeve ishin menaxhimi i qëndrueshëm i ujit, garantimi i sigurisë dhe cilësisë së tij ⚡🌱, si dhe përdorimi i teknologjive të reja për të promovuar përdorimin efikas të tij në komunitetet urbane dhe rurale 🌊.

Pjesëmarrja në këtë forum i krijon mundësi ERRU-së të njohë dhe të analizojë praktikat më të mira ndërkombëtare, duke i reflektuar ato në kuadrin rregullator kombëtar, në funksion të forcimit të qëndrueshmërisë dhe performancës së sektorit të ujit në Shqipëri 🇦🇱💧.