Workshop mbi forcimin e sistemeve të monitorimit dhe raportimit për ITUN

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, GIZ dhe AKUK organizuan workshopin:

“Forcimi i sistemeve të monitorimit dhe raportimit për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në Shqipëri”.

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) mori pjesë me një grup të përfaqësuar nga:

* Znj. Elona Kuçi, Drejtor, Drejtoria Tekniko – Ekonomike dhe Tarifave

* Znj. Laureta Sinani, Specialiste e Rrjeteve Inxhinierike ITUN dhe KUN

* Znj. Adriana Dema, Specialiste e Rrjeteve Inxhinierike të furnizimit me ujë dhe ITUP

ERRU kontribuoi në seminar me një prezantim mbi standardet e performancës dhe kërkesat për të dhënat për ujërat e ndotura, përfshi ITUN, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së indikatorëve të qartë dhe praktikave të unifikuara për monitorimin dhe raportimin e performancës së shoqërive UK.

Pjesëmarrja e ERRU nënvizoi rolin e tij kyç në:

✔️ forcimin e sistemeve të monitorimit

✔️ garantimin e standardeve të performancës

✔️ avancimin e bashkëpunimit institucional në sektorin e ujit.

ERRU mbetet e angazhuar për të garantuar shërbime të qëndrueshme dhe mbrojtje të mjedisit në interes të qytetarëve.