ERRU nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Autoritetin Rregullator Grek (RAAEY)
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) nënshkroi sot në Athinë Memorandum Mirëkuptimi me Autoritetin Rregullator Grek për Energjinë, Mbetjet dhe Ujin (RAAEY), duke vendosur themelet e një bashkëpunimi strategjik dhe afatgjatë në fushën e rregullimit të sektorit të ujit.
Memorandumi u nënshkrua nga Znj. Gerta Lubonja, Kryetar i ERRU, dhe Z. Athanassios Dagoumas, President i RAAEY, të cilët theksuan angazhimin e institucioneve që drejtojnë në përballimin e sfidave të përbashkëta, krijimin e një kuadri të qëndrueshëm për shkëmbimin e njohurive, për projekte të përbashkëta, zhvillimin e kapaciteteve si dhe përmirësimin e performancës së shërbimeve të ujit.
Ky memorandum nuk është vetëm një akt formal, por një hap konkret drejt rritjes së efikasitetit rregullator, forcimit të transparencës dhe përmbushjes së objektivave afatgjata në përputhje me standardet e BE-së.
#ERRU #RAAEY #MoU #Uji #Partneritet #Rregullim #WaterRegulation #WaterGovernance #PartneritetStrategjik