ERRU në Konferencën Vjetore të Danubit për Ujin në Vjenë
Nga data 12 deri më 16 maj 2025, në Vjenë u mbajtën dy aktivitete madhore për sektorin e ujit: 𝑉𝑖𝑒𝑛𝑛𝑎 𝑊𝑎𝑡𝑒𝑟 𝐾𝑛𝑜𝑤𝑙𝑒𝑑𝑔𝑒 𝐹𝑙𝑜𝑤 dhe 𝐷𝑎𝑛𝑢𝑏𝑒 𝑊𝑎𝑡𝑒𝑟 𝐶𝑜𝑛𝑓𝑒𝑟𝑒𝑛𝑐𝑒 2025, organizuar nga Programi i Danubit për Ujin dhe mbështetur nga Banka Botërore dhe Qeveria Austriake.
Në të dy aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj jave, Enti Rregullator i Ujit u përfaqësua nga Z. Genci Gjeci, Anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator dhe Znj. Nevila Saliu, Përgjegjëse e Sektorit Ekonomik dhe Tarifave në ERRU, e cila mbajti dy prezantime në lidhje me:
Rregullimin e sektorit të ujit në Shqipëri
Eksperienca me shoqëritë e agreguara
Ky angazhim rikonfirmon përkushtimin e ERRU për të ndjekur standardet më të mira ndërkombëtare dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të ujit në rajon.
Pjesë e aktivitetit ishte vizita në sistemin e furnizimit me ujë dhe Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Vjenë, e cila plotësoi diskutimet e konferencës, duke treguar si zgjidhjet inovative mund të zbatohen në shkallë të gjerë për të siguruar qëndrueshmëri në sektorin e ujit.
#ERRU#ViennaWater2025#DanubeWaterConference#Rregullim#ShkëmbimNjohurish#SektoriiUjit