Pogradec, ERRU takim pune të përbashkët me Rregullatorin e Kosovës
Në kuadër të bashkëpunimit me Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë (ARRU) Enti Rregullator i Ujit zhvilloi një takim tre ditor në Pogradec për të diskutuar çështje kyçe të sektorit të ujit.
Grupe pune nga ERRU & ARRU, udhëhequr nga kryetarët Znj. Gerta Lubonja dhe Znj. Hajrie Morina sollën në tryezën e diskutimeve tema konkrete dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e shërbimeve të ujit:
Performanca dhe besueshmëria e të dhënave
• Impakti i rajonalizimit te Përmirësimi i treguesve të Performancës në Shqipëri
• Monitorimi dhe auditimi vjetor i performancls së shoqërive rajonale UK në Kosovë
Procesi tarifor
• Menaxhimi financiar i shoqërive UK
• Metodologjia e vendosjes së tarifave në Kosovë
• Diskutim mbi tarifat e qëndrueshme për investime në infrastrukturë
Standardet e shërbimit dhe trajtimi i ankesave
• Rruga drejt digjitalizimit të raportimit të shërbimeve të ujit
• Diskutim mbi sfidat dhe përvojat nga ERRU & ARRU
Pjesëmarrja e Komisionit Rregullator për Shërbimet e Ujit në Maqedoni (ERC) shtoi më tej vlerën e bashkëpunimit.
Ky takim konsolidon urat ndërrajonale midis rregullatorëve, duke hapur rrugën për zgjidhje inovative e qëndrueshmëri në sektorin e ujit.