Integrimi në BE, ERRU në takimin e Kuvendit të Shqipërisë me institucionet e pavarura
Kryetarja e Kuvendit, Znj.Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me drejtuesit e institucioneve të pavarura, kushtetuese dhe të krijuara me ligj, në të cilin Enti Rregullator i Ujit u përfaqësua nga Zëvendëskryetarja e Komisionit Kombëtar Rregullator, Znj.Evis Shurdha.
Në tryezën e diskutimeve, kryetarja e Kuvendit vuri në dukje rolin e institucioneve të pavarura si roje të interesit publik e qytetar, duke e cilësuar bashkëpunimin dhe kontributin e tyre thelbësor në realizimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit.
Po ashtu, legjitimiteti e gjithëpërfshirja e procesit të integrimit europian janë të lidhura pikërisht me bashkëpunimin e Kuvendit me institucionet e pavarura. Për këtë arsye, Znj.Spiropali premtoi rritje të mbështetjes politike, ligjore dhe financiare për ta.
Në takim morën pjesë Ambasadori i BE, Z. Silvio Gonzato, Zëvendësdrejtuesja e Komanduar e Misionit të SHBA, Znj. Kathryn Hammond, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Z. Nick Abbott, Ambasadori i Vendeve të Ulëta, Z. Reinout Voss i si dhe kryetarët e komisioneve të përhershme të Kuvendit.