Krujë, ERRU në seancën dëgjimore për ndryshim të nivelit tarifor
Përfaqësues nga Enti Rregullator i Ujit ishin sot në Krujë, të ftuar në seancën dëgjimore për ndryshimin e nivelit të tarifave që Shoqëria Rajonale UK Durrës sh.a ka propozuar për të gjitha qytetet pjesë të saj.
Në dëgjesë ishin të pranishëm, përpos ERRU, një përfaqësi nga @ujesjelles_kanalizime_durres si dhe qytetarë të Krujës, Fushë Krujës e të njësive të tjera administrative. Seanca dëgjimore nisi me një pasqyrim të situatës në sektor duke argumentuar më tej ndryshimin e nivelit tarifor me qëllim përmirësimin e performancës së ndërmarrjes dhe një shërbimi më cilësor për konsumatorët.
Kjo është e para dëgjesë e Shoqërisë Rajonale UK Durrës sh.a, e cila nisi sot në Krujë dhe do të vijojë edhe në qytetet e tjera që janë pjesë e kësaj shoqërie: Durrës, Shijak, Kavajë e Rrogozhinë.