Monitorimet, ERRU viziton tre shoqëri UK
Pjesë shumë e rëndësishme e punës së Entit Rregullator të Ujit për këtë vit është monitorimi i performancës së shoqërive në terren. Së pari, për t’u siguruar që të dhënat e raportuara pranë ERRU-së janë të sakta dhe së dyti, për të asistuar punonjësit në plotësimin e Formularit të Databazës. Këto ishin arsyet që një ekip pune tekniko-ekonomik i ERRU-së zhvilloi një vizitë dy ditore në verilindje të vendit, për t’u njohur nga afër me ecurinë e sektorit në UK Mat, UK Bulqizë e UK Dibër. Në takimet me stafin drejtues kyç menaxhues të ujësjellësve në të tre qytetet u bisedua për treguesit e performancës, mbi bazën e të cilave do të hartohet raporti për vitin 2021. ERRU insiston në marrjen e të dhënave të sakta nga shoqëritë me qëllim për të hartuar një analizë të plotë e të besueshme. Inspektimet e kthyera tanimë në praktikë pune, do të vijojnë me të tjera qytete edhe përgjatë muajit qershor.