Takim bilateral ERRU &MEKH për forcimin e bashkëpunimit rregullator

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Rregullatorin Hungarez për Shërbimet e Ujit, Kanalizimeve dhe Energjinë (MEKH), Enti Rregullator i Ujit zhvilloi një takim bilateral online me praninë e përfaqësive nga të dy institucionet homologe.

Takimi, që synonte rivitalizimin e bashkëpunimit ekzistues, përfshiu prezantimet e dy palëve mbi rolin rregullator në vendet përkatëse, diskutime mbi menaxhimin e shërbimeve të ujit 💬 mundësinë për projekte dhe një takimi të përbashkët 📅.

Takime të tilla i shërbejnë dialogut të vazhdueshëm për praktikat më të mira rregullatore dhe forcimit të partneritetit të qëndrueshëm mes ERRU & MEKH. 💧🌍