Zbatimi i Modelit të Planit të Biznesit, ERRU mbledh aktorët e sektorit në një Takim Koordinues

💧 ERRU zhvilloi në Tiranë Takimin Koordinues për zbatimin e Modelit të Planit të Biznesit në sektorin ujësjellës-kanalizime.

Takimi, i bashkëorganizuar me 🌍 Bankën Botërore, 🇨🇭 SECO dhe AKUK, mblodhi drejtues institucionesh, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të shoqërive UK, me fokus forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional.

👩‍💼 Kryetarja e ERRU, Znj. Gerta Lubonja, theksoi rolin kyç të rregullatorit si garant i zbatimit të qëndrueshëm të Planit të Biznesit, mbrojtjes së konsumatorit dhe vendosjes së standardeve të qarta për planifikimin dhe tarifimin në sektor.

🤝 Në takim mori pjesë edhe Zv.ministrja Znj. Edona Bilali, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, duke riafirmuar mbështetjen për zbatimin e Planit të Biznesit dhe konsolidimin e reformës në sektorin e ujit.

📊 Në qendër të diskutimeve ishte Plani i Biznesit 5-vjeçar, i hartuar nga ERRU me asistencën e Bankës Botërore, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt:

✔️ standardizimit të planifikimit

✔️ rregullimit të modelit tarifor

✔️ rritjes së transparencës dhe cilësisë së të dhënave

✔️ hartimit të planeve realiste dhe të monitorueshme

Takimi adresoi gjithashtu çështje rregullatore që lidhen me licencimin, aplikimet për tarifa dhe përmirësimin e raportimit në sektor.