ERRU në tryezën ndërinstitucionale për ujërat e ndotura urbane

Në kuadër të procesit të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ERRU mori pjesë në takimin e Grupit Ndërinstitucional të Punës, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), ku u prezantua dhe u diskutua draft-raporti final i Planit Specifik të Zbatimit të Direktivës së Rishikuar për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane.

📊 Diskutimet u përqendruan në gjetjet e analizës së boshllëqeve, masat e nevojshme për zbatim, vlerësimet e kostove të investimeve dhe afatet e zbatimit, me synim sigurimin e një plani të qëndrueshëm dhe të harmonizuar me kërkesat e BE-së.

Nëpërmjet këtij angazhimi, ERRU vijon të kontribuojë në proceset ndërinstitucionale për forcimin e kuadrit rregullator dhe përmirësimin e standardeve të shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve.