Asambleja e Përgjithshme e 36-të e WAREG & Forumi Evropian mbi Rregullimin e Shërbimeve të Ujit

Rregullimi i ujit është çelësi për një të ardhme të qëndrueshme dhe ERRU është pjesë e rrjetit evropian që e ndërton atë.

Me një delegacion të udhëhequr nga kryetarja Znj. Gerta Lubonja, Enti Rregullator i Ujit mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 36-të të WAREG, duke u bërë pjesë e diskutimeve mbi prioritetet strategjike të ujit dhe praktikat më të mira për menaxhimin dhe performancën e shërbimeve ujore.

Në fjalën e saj, Lubonja paraqiti vizionin e Shqipërisë për një sektor uji të qëndrueshëm, duke nxjerrë në pah prioritetet kryesore: ofrimin e shërbimeve, forcimin e kapaciteteve dhe përafrimin me direktivat e BE-së.  

Ndërsa sot, më 4 dhjetor, u zhvillua Forumi i 4-të Evropian mbi Rregullimin e Shërbimeve të Ujit (#EFRWS25), ku u theksua:

✅ Rëndësia e financimit të investimeve për qëndrueshmërinë e shërbimeve

✅ Benchmarking dhe KPI për mbikëqyrje të bazuar në risk

✅ Përgjegjësia e prodhuesve dhe menaxhimi i ujërave të ndotura (projekti WATERUN)

✅ Zgjidhje inovative nga projektet InnWater, RETOUCH NEXUS dhe GOVAQUA

Pjesëmarrja në këto aktivitete konfirmon rolin e ERRU-së në forcimin e shërbimeve ujore të sigurta dhe të qëndrueshme në Shqipëri dhe Evropë.

#WAREG2025 #EFRWS25 #ERRU #WaterResilience #SustainableWater #UjiIQëndrueshëm