ERRU në Kongresin e 6-të Global të Operatorëve të Ujit në Bonn, Gjermani

Një përfaqësi nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU), kryesuar nga Z. Genci Gjeci, Anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator, mori pjesë në Kongresin e 6-të Global të Operatorëve të Ujit, ngjarjen më të rëndësishme ndërkombëtare të sistemit të OKB-së për sektorin ujësjellës-kanalizime 💦

Organizuar nga UN-Habitat përmes Global Water Operators’ Partnerships Alliance (GWOPA), kongresi mblodhi institucione, akademikë dhe ekspertë nga mbi 80 vende të botës 🌍 për të ndarë përvoja, forcuar partneritete 🤝 dhe për të avancuar bashkëpunimin global në sektorin e ujit.

Përmes përfaqësimit të saj aktiv, ERRU kontribuon në diskutimet për rritjen e cilësisë së shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve 🚰, menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore 💧 dhe përparimin drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) 🌱 – veçanërisht garantimin e aksesit universal në ujë të pijshëm për të gjithë.

Kjo pjesëmarrje nënvizon angazhimin e ERRU për të sjellë përvoja ndërkombëtare 🌐 në shërbim të përmirësimit të sektorit të ujit në Shqipëri 🇦🇱.

#ERRU #WOPsCongress #GWOPA #UNHabitat #WaterForAll #SustainableDevelopmentGoals #UjëdheSanitation