ERRU bashkëorganizon seminarin e Programit “TAIEX” me vendet e zgjerimit të BE
Komisioni Evropian, në bashkëpunim me Shoqatën Evropiane të Rregullatorëve të Ujit (WAREG) dhe Entin Rregullator të Ujit (ERRU), organizuan më 23–24 tetor 2025 në Shkup, Maqedoninë e Veriut, seminarin e radhës të *TAIEX me temë “Instrumentet teknike dhe ekonomike rregullatore për reduktimin e humbjeve të ujit dhe përcaktimin e tarifave në vendet e zgjerimit të BE-së”.
Si bashkëorganizator, Enti Rregullator i Ujit kontribuoi në realizimin dhe koordinimin e aktivitetit, duke mbështetur aspektet organizative dhe bashkëpunimin ndërmjet rregullatorëve të vendeve pjesëmarrëse.
Gjatë dy ditëve të seminarit u trajtuan tema kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit, si:
💧 Reduktimi i humbjeve të ujit përmes inovacionit dhe mjeteve të vlerësimit të investimeve;
💧 Caktimi i tarifave të ujërave të ndotura në mënyrë të drejtë dhe transparente;
💧 Mbrojtja e konsumatorëve dhe menaxhimi efektiv i ankesave;
💧 Hartimi i Planeve të Menaxhimit të Aseteve për garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të infrastrukturës.
Ky aktivitet përbën një tjetër hap me rëndësi në angazhimin e ERRU për të promovuar praktika rregullatore të avancuara, transparencë dhe eficiencë në sektorin e ujit, në përputhje me standardet më të mira evropiane. 🌍💦 🇪🇺
*TAIEX (Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit) është një mekanizëm i Bashkimit Evropian që mbështet vendet e zgjerimit në forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e politikave publike, përmes shkëmbimit të përvojave me vendet anëtare të BE-së.