Workshop mbi forcimin e sistemeve të monitorimit dhe raportimit për ITUN
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, GIZ dhe AKUK organizuan workshopin:
“Forcimi i sistemeve të monitorimit dhe raportimit për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në Shqipëri”.
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) mori pjesë me një grup të përfaqësuar nga:
* Znj. Elona Kuçi, Drejtor, Drejtoria Tekniko – Ekonomike dhe Tarifave
* Znj. Laureta Sinani, Specialiste e Rrjeteve Inxhinierike ITUN dhe KUN
* Znj. Adriana Dema, Specialiste e Rrjeteve Inxhinierike të furnizimit me ujë dhe ITUP
ERRU kontribuoi në seminar me një prezantim mbi standardet e performancës dhe kërkesat për të dhënat për ujërat e ndotura, përfshi ITUN, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së indikatorëve të qartë dhe praktikave të unifikuara për monitorimin dhe raportimin e performancës së shoqërive UK.
Pjesëmarrja e ERRU nënvizoi rolin e tij kyç në:
forcimin e sistemeve të monitorimit
garantimin e standardeve të performancës
avancimin e bashkëpunimit institucional në sektorin e ujit.
ERRU mbetet e angazhuar për të garantuar shërbime të qëndrueshme dhe mbrojtje të mjedisit në interes të qytetarëve.