Takim pune në UKR Korçë dhe vizitë studimore në ITUN Korçë dhe Pogradec

Në datat 23–25 prill 2025, përfaqësues nga Rregullatorët e Ujit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni e Veriut (ERRU, ARRU, ERC) zhvilluan një vizitë pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë për tu njohur me ecurinë e kësaj shoqërie, arritjet dhe sfidat e hasura duke nënvizuar rëndësinë e përmirësimit të Treguesve të Performancës dhe ofrimit të shërbimeve cilësore për konsumatorët. 

💧 Vizita përfshiu edhe inspektimin e Impianteve të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Korçë dhe Pogradec, ku pjesëmarrësit u njohën me proceset biologjike të pastrimit të ujërave, teknologjitë moderne të riciklimit dhe përdorimin e llumit të trajtuar si fertilizues në bujqësi.

Znj. Gerta Lubonja, Kryetar i ERRU përgëzoi UKR Korçë si një model suksesi në sektorin e ujit, për efikasitetin, shërbimet cilësore dhe menaxhimin efikas të burimeve 🏆


👏 Ndërsa kreu i UKR Korçë, Z. Petrit Tare vlerësoi qasjen pozitive të ERRU-së në procesin e agregimit të shoqërisë, e njëkohësisht implementimin e metodologjisë së tarifave duke theksuar rëndësinë e rolit mbështetës të Entit për forcimin e sektorit të ujit.

🌍 Ky takim thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për ndërtimin e një sektori uji më inovativ, më të fortë dhe më të qëndrueshëm për të ardhmen!

#ERRU #ARRU #ERC #UKRKorçë #SektoriIUjit #Bashkëpunim #Rajonalizim