ERRU në trajnimin për “Planifikimin e Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimin e Krizave”

Këtë javë, ERRU u bë pjesë e trajnimit “Planifikimi i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave”, organizuar nga programi D-LeaP në ambientet e Bankës Botërore në Vjenë.

 Temat kryesore të trajtuara përfshinë:

✅ Bazat e Menaxhimit të Rreziqeve – Strategjitë për identifikimin dhe reduktimin e rreziqeve në sektorin e ujit.

✅ Manuali i Menaxhimit të Krizave – Hapat thelbësorë për menaxhimin e situatave emergjente dhe përgjigjen efektive ndaj tyre.

✅ Trajnimi në Menaxhimin e Krizave – Përgatitja e stafit për të vepruar në rast të emergjencave dhe krizave ujore.

✅ Ushtrime praktike për Menaxhimin e Krizave – Simulime dhe analiza të rasteve reale për të rritur gatishmërinë e institucioneve.

✅ Planifikimi i Sigurisë së Ujit – Zbatimi i qasjeve të integruara për mbrojtjen e burimeve ujore dhe furnizimit të sigurt me ujë për qytetarët.

Përmes këtij trajnimi synohet fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve të ujit për të përballuar sfidat e menaxhimit të rreziqeve dhe krizave. Zhvillimi i burimeve njerëzore mbetet një nga prioritetet kryesore të punës së ERRU, pasi ndihmon në përmirësimin e qasjeve rregullatore dhe forcimin e kompetencave të stafit për të siguruar menaxhim më të sigurt dhe efikas të shërbimeve.