“Reforma e ujit: Përmbushja e kornizës rregullatore dhe impakti në performancë”, seminar i “Crosswater”

Enti Rregullator i Ujit u bë sot pjesë e seminarit të tretë të projektit të financuar nga BE “Crosswater +” që u zhvillua në Podgoricë/Mal i Zi. ERRU u paraqit në seminar me prezantimin “Reforma në sektorin e ujit: Përmbushja e korrnizës rregullatore dhe impakti në performancë”.

Pjesëmarrësit patën mundësi të shkëmbejnë eksperienca me institucione dhe kompani nga Mali i Zi, vendet e rajonit dhe Italia mbi:

✅ menaxhimin e sektorit UK

✅ humbjet në rrjet

✅ tarifat e ujit

✅sfidat infrastrukturore

Pjesë e programit ishin vizitat në objektet e rrjetit të furnizimit me ujë në bregdetin malazez, që nga burimi “Bolje Sestre”, stacionet e pompimit, tunelin hidro-teknik dhe rezervuarin duke ofruar një vështrim të detajuar mbi menaxhimin e burimeve ujore në këtë rajon.

Projekti “Crosswater +” synon forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për një zhvillim të zgjuar dhe të qëndrueshëm të territoreve të përfshira, si pjesë e procesit të para-anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në BE. Ujësjellës Kanalizime Tiranë është një prej përfituesve të këtij projekti.