ERRU, pjesë e Programit të Qeverisjes së Shërbimeve në Timisoara, Rumani
Përfaqësues të autoriteteve, rregullatorë dhe operatorë të ujësjellës-kanalizimeve nga 6 shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, u mblodhën në Timisoara, Rumani për 5 ditë trajnimi për të ndarë praktikat më të mira të qeverisjes në fushën e ujërave dhe për forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve dhe operatorëve të shërbimeve UK. 🌍💦
Enti Rregullator i Ujit mori pjesë me dy përfaqësues nga Drejtoria Tekniko-Ekonomike, Znj. Nevila Saliu, Përgjegjëse e Sektorit Ekonomik dhe Tarifave dhe Znj. Etleva Demiri, Përgjegjëse e Sektorit Teknik dhe Licencave.
Gjatë trajnimit, diskutimet u përqendruan në rregullimin ekonomik dhe tarifat, menaxhimin financiar dhe atë të aseteve, strategjitë për rritjen e efikasitetit të kostove, metodologjinë e tarifave dhe rregulloret specifike të vendeve pjesëmarrëse.
Secili delegacion ndau metodat për llogaritjen e tarifave, duke krahasuar mënyrat se si vendosen çmimet e shërbimeve të ujit në nivel evropian. Fokusi kaloi më tej te legjislacioni i BE-së për menaxhimin e ujërave e ndikimi i tij në shoqëri, si dhe zgjidhjet për mbrojtjen e burimeve ujore nga ndotja. 🌿💦
Ky program, i organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Shoqërive UK në Rajonin e Danubit (IAWD) dhe mbështetur nga Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve në Sektorin e Ujit (RCDN),, synon të rrisë kapacitetet dhe efikasitetin e sektorit të ujit në Evropën Juglindore.