“Aksesi në financim”, ERRU në seminarin e Programit D-LeaP
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) u bë pjesë e workshopit të parë të Programit D-LeaP “Aksesi në Financim”, nën organizimin e SHUKALB, në datat 30-31 janar 2025.
Aktiviteti, që mbështetet nga Partneriteti i Danubit dhe projekti RCDN+ synon forcimin e menaxhimit financiar të shërbimeve të ujit dhe mundëson rritjen e qëndrueshmërisë financiare për ofruesit e shërbimeve të ujit në nivel kombëtar.
Pjesëmarrës nga shoqëritë ujësjellës kanalizime Sarandë, Berat, Gjirokastër, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë, së bashku me përfaqësues të ERRU dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime (AKUK), patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi financimin e shërbimeve të ujit dhe të diskutojnë praktikat më të mira për përmirësimin e performancës financiare.
Trajnimi i stafit të ERRU është kyç për forcimin e kapaciteteve të këtij institucioni në mbikëqyrjen e shërbimeve të ujit dhe garantimin e ofrimit të shërbimeve cilësore për konsumatorët.