ERRU në konferencën “Shërbimet efiçente dhe të qëndrueshme të ujit”
Asociacioni për Mbrojtjen e Ujit dhe Mjedisit “Rrjeti Aquasan në Bosnje – Hercegovinë” përmbylli sot punimet e konferencës së pestë ndërkombëtare me titull “Shërbimet efiçente dhe të qëndrueshme të ujit”. Një përfaqësi nga Enti Rregullator i Ujit, Z. Genci Gjeci, Anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator, Z. Sokol Kraja, Drejtor i Drejtorisë Tekniko – Ekonomike dhe Z. Sokol Hakrama, Specialist i Performancës Ekonomiko – Financiare morën pjesë në aktivitetin, i cili trajtoi disa çështje me rëndësi për menaxhimin efikas të sektorit të ujit:
Kuadri ligjor dhe qëndueshmëria financiare e shërbimeve të ujit
Kapacitetet organizative institucionale dhe burimet njerëzore në sektor
Menaxhimi i aseteve dhe eficenca e energjisë
Menaxhimi financiar i shoqërive UK
Bashkëpunimi i shoqërive UK me njësitë vendore
Fokusi i konferencës u vendos tek institucionet, organizatat dhe ekspertët, roli e përgjegjësia e tyre në procesin e reformës së sektorit të shërbimeve të ujit.
Aktivitete të tilla shërbejnë si një mjet për të njohur praktika të ndryshme rregullatore, për të nxitur komunikimin me ekspertë dhe zgjeruar rrjetin e bashkëpunimeve të ERRU, bazuar në modelet më të përparuara.