Takim në ERRU mbi Projektin e Modernizimit të Sektorit të Ujit, financuar nga Banka Botërore
Enti Rregullator i Ujit priti sot në një takim përfaqësues nga Banka Botërore dhe Konsulentët e huaj, të kontraktuar për të mbështetur me asistencë zbatimin e 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝑲𝒐𝒎𝒃𝒆̈𝒕𝒂𝒓 𝒕𝒆̈ 𝑴𝒐𝒅𝒆𝒓𝒏𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑺𝒆𝒌𝒕𝒐𝒓𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑭𝒖𝒓𝒏𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒎𝒆 𝑼𝒋𝒆̈ 𝒅𝒉𝒆 𝑲𝒂𝒏𝒂𝒍𝒊𝒛𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒏𝒆̈ 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊.
Kryetari i ERRU, Z. Ndriçim Shani diskutoi me shefin e ekipit, Z. Sadok Hidri Hellman dhe ekspertët e ngarkuar për zbatimin e këtij programi disa aspekte të zbatimit të #metodologjisë së caktimit të tarifave në kushtet e reformës së #agregimit si dhe hartimin e #planeve të biznesit për shoqëritë UK, si pjesë e përgatitjes së shpejti të propozimeve nga shoqëritë rajonale UK për tarifa të reja shërbimesh pranë ERRU-së.
Qëllimi kryesor i Programit Kombëtar të Modernizimit të Sektorit UK është 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑖𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑝𝑒𝑟𝑓𝑜𝑟𝑚𝑎𝑛𝑐𝑒̈𝑠 𝑓𝑖𝑛𝑎𝑛𝑐𝑖𝑎𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑜𝑞𝑒̈𝑟𝑖𝑣𝑒 dhe 𝑟𝑟𝑖𝑡𝑗𝑎 𝑒 𝑎𝑘𝑠𝑒𝑠𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒 𝑓𝑢𝑟𝑛𝑖𝑧𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑚𝑒 𝑢𝑗𝑒̈.
#ERRU, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve është një nga institucionet kryesore përgjegjëse të komponentit të këtij Projekti që parashikon hartimin e një udhëzuesi në shërbim të shoqërive rajonale UK për përgatitjen e planeve të biznesit 5 vjeçare si udhërrëfyes për përmirësimin e performancës financiare të tyre në 5 vitet e ardhshme, gjithnjë edhe në respektim të klauzolave përkatëse të metodologjisë në fuqi të miratimit të tarifave të shërbimeve UK.