Vizitë studimore në Impiantin e Bovillës
Dita e dytë e seminarit të TAIEX vijoi sot me një vizitë studimore në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Bovillë, Tiranë.
Vizita nisi pranë zyrave kryesore, për të vijuar më pas në dy laboratorët, atë kimik dhe biologjik të impiantit që menaxhohet nga shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
Ekspertë të ujit në vend #Shqipëri, # Kosovë, #Mali i Zi, #Maqedoni e Veriut, #Serbi, #Gjeorgji dhe #Ukrainë u njohën nga afër me detajet e projektimit dhe të funksionimit të këtij impianti. Impianti pritet që në perspektivën e afërt të zgjerohet duke rritur kapacitetin e tij për t’iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje të kryeqytetit të vendit. Kjo vepër moderne, që është nga më të mëdhatë në Ballkan, e me rëndësi jetike për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Tiranës, menaxhohet me mjaft seriozitet dhe profesionalizëm nga ekipi menaxhues dhe Teknik i shoqërisë UK Tiranë. Seminaret dhe vizitat studimore janë vetëm dy nga instrumentet e programit TAIEX të BE, me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafeve, duke lehtësuar shkëmbimin e praktikave më të mira midis vendeve anëtare dhe atyre që synojnë t’i bashkohen unionit evropian.