Vizitë studimore në shoqërinë UK Shkup
Dita e dytë e “KEP Project” vijoi sot me një vizitë studimore në Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime në Shkup.
Një ekip nga rregullatori i Ujit në Shqipëri (ERRU), nga Kosova (ARRU) , Maqedonia e Veriut (ERC) e Mali i Zi (REGAGEN) panë nga afër ambientet e kësaj ndërmarrje, shërbimet e ofruara që nga monitorimi i cilësisë së ujit në laboratorin që kryen çdo ditë analizat fizike dhe mikrobiologjike e deri tek menaxhimi i mbetjeve.
Vizita të tilla me ekspertë e specialistë të sektorit të ujit janë një nxitje për të rritur frymën e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, por edhe një mjet shkëmbimi për njohuritë e praktikat më të mira.