UK Elbasan dëgjesë me publikun për nivelin e ri tarifor
Përfaqësues nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) morën pjesë në dëgjesën publike të zhvilluar sot nga Ujësjellës Kanalizime Elbasan me konsumatorët në lidhje me nivelin e ri tarifor që kjo shoqëri i ka propozuar ERRU-së.
Pasi bënë një përshkrim të gjendjes së UK Elbasan, stafi administrativ i shoqërisë shpalosi objektivat për vitet e ardhshme duke arsyetuar nevojën për të ndryshuar tarifën e shërbimit. Në seancë morën pjesë qytetarë të shumtë, të cilët krahas komenteve dhe pyetjeve kërkuan rritje të cilësisë së shërbimit në drejtim të kohëzgjatjes së furnizimit me ujë, duke mundësuar kështu heqjen depozitave sa më parë të jetë e mundur. Po ashtu, ata shprehën shqetësime lidhur me menaxhimin e shoqërisë duke kërkuar uljen e shpenzimeve të tepërta dhe të numrit të punonjësve.
Nga ana tjetër, stafi administrativ i UK Elbasan u zotua për përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
UK Elbasan është e para shoqëri që aplikon për nivel të ri tarifor bazuar në metodologjinë e re, e cila ka hyrë në fuqi në 5 janar të viti 2022.