Inspektim në UK Peqin e UK Divjakë
Në programin e punës për vitin 2022, ERRU i ka dhënë rëndësi të veçantë problemit të saktësisë së të dhënave që raportojnë shoqëritë UK pranë ERRU-së, pasi mbi bazën e tyre do të hartohet Raporti i Performancës së Sektorit UK që jep një pasqyrë reale të gjendjes së tij. Duke patur parasysh që mjaft shoqëri UK ndërrojnë shpesh stafin tekniko-ekonomik, kjo praktikë influencon negativisht në seriozitetin dhe profesionalizmin për të plotësuar me saktësinë e duhur formularin e databazës me të dhënat e kërkuara nga Enti Rregullator i Ujit. Në këtë kuadër, ERRU ka ndërmarrë vizita në shoqëritë UK për të verifikuar vërtetësinë dhe saktësinë e dhënave që ajo i konsideron të dyshimta. Këtij qëllimi i ka shërbyer edhe vizita e një ekipi pune nga ERRU në shoqëritë UK Peqin e Divjakë që krahas monitorimit të të dhënave, njëkohësisht ofron ndihmë konkrete ndaj stafit të këtyre shoqërive për plotësimin e tyre.