Z. Ndriçim Shani është emëruar Kryetari i Komisionit Kombëtar Rregullator të Entit Rregullator të Ujit në Shqipëri në maj 2016. Ai është diplomuar më 1982 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Hidroteknike. Në vitin 1991 merr titullin “Master në hidrologji, analiza, cilësia dhe trajtimi i ujërave” në Universitetin e Montpellier II, Francë. Ai ka një eksperiencë mbi 34 vjeçare në fushën e furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe të ambientit, si lektor në universitet dhe senior inxhinier projektues. Z. Shani ka një eksperiencë të thellë në sektorin privat dhe publik në bërjen e politikave publike në nivelin e Qeverisjes Kombëtare, si dhe në planifikimin dhe menaxhimin e projekteve të furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe mjedisore në shkallë të madhe të financuara nga donatorët e huaj dhe Qeveria Shqiptare. Zotëron tre gjuhë të huaja dhe ka kryer disa kualifikime kryesisht afatgjata jashtë vendit. Ai është autor i disa teksteve dhe manualeve të ndryshme në fushën e ujit.