Vizioni

Një sektor ujësjellës kanalizimesh financiarisht i qëndrueshëm që ofron shërbime të një cilësie të lartë dhe të përballueshme për të gjithë konsumatorët.

Misioni

Të sigurojmë që ofruesit e shërbimit të japin cilësinë më të mirë të mundshme, me një çmim të arsyeshëm dhe në një mënyrë të qëndrueshme financiarisht. Si do ta arrijmë:

Përmes rregullimit të ofruesve të shërbimit në sektorin e ujësjellës-kanalizime në Shqipëri, në përputhje me mandatin tonë ligjor dhe synimin për të arritur nivelin më të lartë në rolin tonë rregullator.

Mbrojtja e konsumatorëve është thelbi i punës tonë. Ne vendosim stimuj që inkurajojnë efikasitetin dhe përmirësimet e ofrimit të shërbimit në të mirë të konsumatorëve, dhe veprojmë si ndërmjetës në procedurat e ankesave.

Përmes arritjes së synimit për t’i mbështetur shoqërite e ujësjellës-kanalizime të arrijnë qëndrueshmërinë financiare dhe duke përdorur standartet e krahasimit për të përcaktuar objektiva performance sfiduese, por të arritshme.

Përmes marrjes parasysh të pikëpamjeve të gjithë aktorëve dhe bashkëveprimit me të gjitha palët e interesuara për të nxitur zhvillimin e sektorit ujësjellës-kanalizime.

Përmes përmbushjes së rolit tonë rregullator në mënyrë transparente, të parashikueshme dhe jo diskriminuese.

Përmes informacionit rreth situatës aktuale të shërbimeve të ujit dhe një analizë të zhvillimeve në sektor. Ne promovojmë praktikat më të mira kurdo që është e mundur.

RAPORTET

Raportimi nuk është vetëm një detyrim ligjor për të siguruar që ERRU është i përgjegjshëm për vendimet që ne marrim në emër të shoqërisë shqiptare. Raportimi ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave na jep ne gjithashtu mundësinë të japim komente mbi zhvillimet dhe politikat në sektor si dhe të japim rekomandime. Ne e konsiderojmë raportimin si thelbësor për të arritur objektivin tonë për krijimin e një mjedisi rregullator transparent dhe mbajtjen e publikut të informuar.

Shiko më shumë
Vendime te marra nga
KKRR per vitin 2023
shoqëri të licencuara
13 Shoqëri Rajonale
6 Shoqëri UK të rilicensuara
deri në dhjetor 2023
ankesa të depozituara
pranë ERRU për vitin 2023