Rajonalizimi, ERRU vizitë në Shoqërinë Rajonale UK Berat sh.a

Sektori i ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri është përfshirë në reformën e ndërmarrë nga qeveria qendrore, ku 58 shoqëritë UK të mëparshme rajonalizohen në 15 të tilla. Aktualisht, janë krijuar 12 shoqëri rajonale dhe brenda këtij viti pritet të krijohen edhe 3 shoqëritë e mbetura, duke plotësuar kështu arritjen e objektivit të reformës për rajonalizimin e […]

ERRU merr pjesë në seminarin rajonal mbi “Sunshine regulation”

Shoqata Evropiane e Rregullatorëve të Ujit (WAREG) në bashkëpunim me Entin Rregullator i Ujit (ERRU) dhe mbështetjen e programit TAIEX të Komisionit Evropian organizuan sot seminarin e parë rajonal për autoritetet rregullatore të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.Seminari u fokusua në dhënien e këshillave dhe udhëzimeve të duhura për përdorimin e […]

Kosovë, Asambleja e 28-të e WAREG

Afro tridhjetë përfaqësues të Shoqatës Evropiane të Rregullatorëve të Ujit (WAREG) morën pjesë sot në Asamblenë e 28-të, të organizuar nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) në Kosovë për të diskutuar çështje mbi rregullimin e ujit në Evropë dhe promovuar bashkëpunimin rajonal midis vendeve që synojnë t’i bashkohen unionit evropian. Një përfaqësi nga […]

ERRU në Konferencën e Ujit të Danubit

Me tematikën “Mënyra të reja për kapërcimin e sfidave në sektorin e ujit” nga data 31 maj deri me 2 qershor u zhvillua në Vjenë Konferenca e Danubit për Ujin 2023, ku u diskutuan alternativat për tejkalimin e sfidave me të cilat po përballen vendet në rajonin e Danubit si pasojë e pandemisë, krizës energjetike […]

ERRU, pjesë e projektit të WAREG “Capacity building”

Tre rregullatorët ekonomikë të ujit në vendet e Ballkanit Perëndimor, kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian: Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi u takuan sot në Bruksel në kuadër të projektit për ngritjen e kapaciteteve të stafeve rregullatore, në mbështetje të procesit të integrimit evropian. Projekti i financuar nga Nisma e Evropës […]