ERRU mbledh Rregullatorėt Ekonomikė nė Ballkanin Perėndimor, firmosin Memorandum Bashkėpunimi
Katėr Rregullatorė Ekonomikė tė sektorit tė ujėrave nė Ballkanin Perėndimor nėnshkruan  nė 18 maj Memorandumin e parė tė Bashkėpunimit, pėrmes tė cilit adresohen sfidat e pėrbashkėta nė fushėn e ujėsjellės kanalizimeve, avancimin nė pėrafrimin e legjislacionit tė BE-sė pėr ujėrat dhe vendosjen e themeleve pėr njė program bashkėpunimi rajonal. Nė njė ceremoni tė organizuar nga Enti Rregullator i Ujit, krerėt e autoriteteve rregullatore nė Shqipėri, Kosovė, Mal tė Zi dhe Maqedoni e Veriut firmosėn Memorandumin e Bashkėpunimit, nė prani tė zėvendėsministres sė Infrastrukturės dhe Energjisė, znj.Enkelejda Muēaj dhe presidentit tė Shoqatės Evropiane tė Rregullatorėve tė Ujit, z.Andrea Guerrini.

Nė fjalėn pėrshėndetėse, kryetari i ERRU, Z.Ndriēim Shani deklaroi se kjo ėshtė dita kur katėr rregullatorėt ballkanikė mblidhen nė njė tryezė, por bashkėpunimi midis tyre daton mė herėt pėrmes marrėveshjeve dypalėshe. Me kalimin e kohės lindi nevoja pėr ta ēuar nė njė shkallė mė lart kėtė marrėdhėnie midis shteteve, tė cilėt krahas elementėve tė pėrbashkėt, kanė edhe diferenca nė sektorin e ujit. “Nė rajonin tonė ekzistojnė ngjashmėri dhe faktorė tė pėrbashkėt qė i karakterizojnė rregullatorėt kufitarė me njėri-tjetrin, si: mentaliteti, shkalla e zhvillimit, modeli i qeverisjes sė sektorit tė ujit, dimensionet e zonave tė shėrbimit dhe popullsisė tė mbuluara me shėrbimet e furnizimit me ujė dhe kanalizimeve. Por tė gjitha kanė njė mision tė pėrbashkėt: pėrmirėsimi i performancės e qėndrueshmėrisė financiare tė sektorit, si dhe garancia qė shoqėritė UK nė njė ambient monopol t’u ofrojnė konsumatorėve shėrbime me cilėsi tė lartė dhe larg abuzimeve me tarifda tė pajistifikuara”.

Nė emėr tė WAREG, Shoqatės Evropiane tė Rregullatorėve tė Ujit ku janė tė anėtarėsuar katėr rregullatorėt, presidenti z.Andrea Guerrini garantoi ofrimin e ekspertizės teknike dhe mbėshtetjen institucionale nė favor tė bashkėpunimit rajonal tė rregullatorėve nė sfidat vendimtare qė janė identifikuar dhe nė pėrafrimin me standartet e BE-sė. “Ky memorandum ėshtė njė shprehje e vullnetit tė rregullatorėve tė pavarur nė shkėmbimin e njohurive dhe eksperiencave. Ju po tregoni sot njė angazhim thelbėsor nė adresimin e sfidave konkrete nė sektorin e ujit si: sigurimi i njė cilėsie tė mirė shėrbimi, veprimet nė kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe krizės energjike si dhe mbushja e boshllėqeve nga mungesa e njė legjislacioni tė njėjtė me atė europian”, nėnvizoi Guerrini nė fjalėn pėrballė krerėve tė rregullatorėve tė ujit, duke lėnė derė tė hapur WAREG nė ndihmė tė zbatimit tė kėtij memorandumi, si shkėmbimi i tė dhėnave dhe informacioneve, metodologji e praktika menaxheriale nė sektorin e ujit.

Zėvendėsministrja e Infrastrukturės dhe Energjisė, znj.Enkelejda Muēaj pėrgėzoi iniciativėn e ndėrmarrė nga ERRU, e cila so t’i shėrbejė Shqipėrisė veēanėrisht nė njė moment delikat qė po kalon tani, agregimi i shoqėrive UK.

Pasi falenderuan vendin mikpritės tė takimit, Rregullatorėt e Kosovės, Malit tė Zi e Maqedonisė nėnvizuan se ky dokument shėnon njė moment historik dhe ka njė rėndėsi tė veēantė pėr forcimin e bashkėpunimit me pėrfitime ekonomike dhe mjedisore.

Nė ceremoninė e organizuar nga ERRU morėn pjesė pėrfaqėsues nga Ministria e Infrastrukturės dhe Energjisė, Agjencia Kombėtare e Ujėsjellės Kanalizimeve dhe Mbetjeve, shoqatės Evropiane tė Rregullatorėve tė Ujit, Shoqatės sė Ujėsjellės Kanalizimeve nė Shqipėri e tė tjerė.