Aneksi I
PROGRAMI I TRANSPARENCĖS PĖR
ENTIN RREGULLATOR TĖ SEKTORIT TĖ FURNIZMIT ME UJĖ DHE LARGIMIT E PĖRPUNIMIT TĖ UJĖRAVE TĖ NDOTURA


I. HYRJE

Nė pėrputhje me nenin 7 tė ligjit nr. 119/2014 “Pėr tė Drejtėn e Informimit” ėshtė pėrgatitur programi i transparencės pėr Entin Rregullator tė Sektorit tė Furnizmit me Ujė dhe Largimit e Pėrpunimit tė Ujėrave tė Ndotura.
Ky program pėrcakton kornizėn ligjore tė veprimtarisė sė autoritetit nė kuadėr tė ligjit nr. 119/2014 “Pėr tė Drejtėn e Informimit”(LDI).
Ky program vlerėsohet si njė mėnyrė konkrete pėrmes sė cilės Enti Rregullator i Sektorit tė Furnizimit me Ujė dhe Largimit e Pėrpunimit tė Ujėrave tė Ndotura (kėtej e tutje Enti Rregullator i Ujit, ERRU) ndėrton dhe rrit transparencėn nė punėn e tij institucionale, nėn garancinė e LDI-sė. ERRU do tė pėrditėsojė herė pas here Programin e Transparencės, nė pėrputhje me pikėn 2 tė nenit 5 tė LDI-sė.
Informacioni i bėrė publik nė kėtė program, synon tė bėjė transparencėn e veprimtarisė sė punės sė ERRU-sė, nėpėrmjet pasqyrimit tė detajuar tė tij nė faqen zyrtare www.erru.al si dhe nė mjediset e pritjes sė publikut. Programi i transparencės pasqyrohet nė rubrika, tekste/pėrmbajtje, afat kohor pėr bėrjen publike tė tij, mėnyrėn e bėrjes publike si dhe strukturėn pėrkatėse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Nė pėrmbajtje tė programit tė transparencės evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutė ku adresohet dokumenti nė faqen zyrtare nė internet. Pėrveē kėsaj, ēdo dokument ėshtė i aksesueshėm edhe nė skemė.
Dokumentacioni i bėrė publik, do tė jetė i pėrditėsuar nė formė e pėrmbajtje. Faqja zyrtare e ERRU-sė ėshtė ndėrtuar nė atė formė qė mundėson informacion pėr publikun pa kėrkesė nė format lehtėsisht tė kuptueshėm. Nė rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione qė karakterizohen nga kufizime tė identifikimit tė tė dhėnave personale pėr shkak tė ruajtjes sė privatėsisė sė individėve/subjekteve tė tė dhėnave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nėpėrmjet tabelės pėrmbledhėse tė evidentuar nė kėtė program.

II. PARIME TĖ PĖRGJITHSHME

Parimet kryesore nė tė cilat mbėshtetet Programi Transparencės sė ERRU -sė janė:
1. “E drejta pėr informim” ėshtė e drejtė Kushtetuese e parashikuar nė nenin 23 tė saj, e aksesueshme nga tė gjithė pa asnjė pėrjashtim.
2. Prezumimi i publikimit maksimal tė tė dhėnave: ERRU-ja ushtron funksione publike, pėr rrjedhojė informacioni qė rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.
3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore qė rregullojnė nė mėnyrė tė posaēme veprimtarinė e ERRU-sė dhe pėrkatėsisht: ligji nr. 8102, datė 28.3.1996 "Pėr kuadrin rregullator tė sektorit tė furnizimit me ujė dhe tė largimit dhe pėrpunimit tė ujėrave tė ndotura", i ndryshuar.
4. Informacioni pėrshtatet nė gjuhė tė qartė e tė kuptueshme.
5. Organ mbikėqyrės i procedurave tė informimit publik ėshtė Komisioneri pėr tė Drejtėn e Informimit dhe Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale” (kėtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit tė transparencės bėhet sipas sė njėjtės procedurė, pėrmes sė cilės ėshtė bėrė miratimi i tij.
7. Informacioni publik pa kėrkesė duhet tė jetė:
- i plotė;
- i saktė;
- i pėrditėsuar;
- i thjeshtė nė konsultim;
- i kuptueshėm;
- lehtėsisht i aksesueshėm;
- i pajtueshėm me dokumentet origjinale nė posedim tė autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QĖ BĖHET PUBLIK PA KĖRKESĖ

Informacioni i lejuar pėr publikim ėshtė shprehimisht i parashikuar nė nenin 7 tė ligjit nr. 119/2014 “Pėr tė Drejtėn e Informimit”.
Nė pėrputhje me kėtė program transparence tė miratuar, Enti Rregullator i Ujit vendos nė dispozicion tė publikut nė faqen e tij tė internetit www.erru.al dhe nė mjediset e pritjes sė publikut, kategoritė e mėposhtme tė informacionit:
  • Strukturėn organizative tė ERRU;
  • Tekstet e plota, tė konventave qė janė ratifikuar, tė ligjeve, tė akteve nėnligjore, tė kodeve tė sjelljes, dokumente politikash, tė manualit ose ndonjė dokument tjetėr qė ka lidhje me ushtrimin e funksioneve tė tij dhe qė prek publikun e gjerė;
  • Informacion pėr procedurat qė duhen ndjekur pėr tė bėrė njė kėrkesė pėr informim, adresėn postare dhe elektronike pėr depozitimin e kėrkesave pėr informim, si dhe procedurat e ankimit tė vendimit pėrkatės;
  • Tė dhėna pėr vendndodhjen e zyrave tė ERRU, orarin e punės, emrin dhe kontaktet e koordinatorit pėr tė drejtėn e informimit;
  • Tė dhėna pėr arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarėve, tė cilėt kanė detyrimin pėr deklarimin e pasurisė, sipas ligjit, strukturat e pagave pėr nėpunėsit e tjerė, si dhe njė pėrshkrim tė procedurave tė zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave tė funksionarėve tė lartė tė autoritetit publik dhe procedurėn qė ata ndjekin pėr tė marrė vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe tė kontrollit qė veprojnė mbi autoritetin publik, pėrfshirė planet strategjike tė punės, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartė i Shtetit ose subjekte tė tjera, si dhe dokumentet qė pėrmbajnė tregues tė performancės sė autoritetit;
  • Tė dhėna pėr buxhetin dhe planin e shpenzimeve pėr vitin financiar nė vijim dhe vitet e kaluara, si dhe ēdo raport vjetor pėr zbatimin e buxhetit. Nė ato raste kur autoriteti publik vetėfinancohet nga tarifat e licencave ose ēdo formė tjetėr e financimit tė drejtpėrdrejtė nga subjektet e rregulluara prej tij, bėhen publike edhe dokumentet qė tregojnė gjendjen e shlyerjes sė detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion pėr procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese tė koncesionit/partneritetit publik privat, pėrkatėsisht, sipas parashikimeve tė ligjit nr. 9643, datė 20.12.2006, “Pėr prokurimin publik”, dhe tė ligjit nr. 125/2013, “Pėr koncesionet dhe partneritetin publik privat”, qė kryhen pėr llogari tė autoritetit publik, duke pėrfshirė: listėn e kontratave tė lidhura, shumėn e kontraktuar, palėt kontraktuese dhe pėrshkrimin e shėrbimeve apo mallrave tė kontraktuara, informacionin pėr zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhėzues e politika tė ndryshme;
  • Informacion pėr shėrbimet qė autoriteti i jep publikut, pėrfshirė standardet pėr cilėsinė e shėrbimit, njė pėrshkrim tė kategorive dhe formave tė ndihmės shoqėrore, subvencioneve tė dhėna nga autoriteti publik dhe tė procedurave pėr t’i pėrfituar ato, informacione dhe dokumente qė kėrkohen shpesh, ēdo informacion tjetėr qė gjykohet i dobishėm nga autoriteti publik;
  • Ēdo mekanizėm dhe procedurė pėr bėrjen e kėrkesave dhe ankesave, nė lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, pėrmes sė cilės personat e interesuar mund tė paraqesin mendimet e tyre apo tė ndikojnė nė ēfarėdo mėnyre tjetėr nė hartimin e ligjeve, tė politikave publike apo ushtrimin e funksioneve tė AP-sė, njė pėrshkrim tė thjeshtė tė sistemit qė pėrdor autoriteti publik pėr mbajtjen e dokumentacionit, tė llojeve, formave tė dokumenteve, si dhe tė kategorive tė informacionit qė bėhet publik pa kėrkesė;
  • ERRU-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon njė kopje digjitale tė faqes zyrtare tė tij nė internet, tė plotėsuar me informacionin qė kėrkohet nė programin e miratuar tė transparencės, si dhe pėr metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit tė informacioneve publike, tė cilat vihen nė dispozicion tė publikut pa kėrkesė;
  • Aktet qė pėrmbajnė rregulla, norma apo kufizime tė tė drejtave dhe lirive themelore tė individit, si dhe me efekt tė drejtpėrdrejtė pėr ta, bėhen publike me anė tė afishimit apo postimit nė faqen zyrtare tė internetit, brenda 48 orėve prej miratimit tė aktit nga AP-ja.

Informacioni i publikuar sipas kėsaj skeme, pėrditėsohet sa herė ai ndryshon.

IV.TABELA PĖRMBLEDHĖSE E PROGRAMIT TĖ TRANSPARENCĖS SĖ ENTIT RREGULALTOR TĖ UJIT (tabelėn mund ta shkarkoni kėtu).

V. PUBLIKIMI

Nė pėrputhje me kėtė program transparence tė miratuar, ERRU vendos nė dispozicion tė publikut nė faqen e tij tė internetit www.erru.al dhe nė mjediset e pritjes sė publikut, kategoritė e mėsipėrme, nė njė menu tė veēantė tė titulluar “Programi i Transparencės”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri pėr tė Drejtėn e Informimit dhe Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale monitoron zbatimin e ligjit pėr tė drejtėn e informimit, duke nxitur parimin e transparencės nė punėn e autoriteteve publike, veēanėrisht duke sensibilizuar dhe informuar pėr ēėshtje tė sė drejtės sė informimit.
Komisioneri bėn rekomandime pėr autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale tė transparencės.