Licensimi
Një ndër aktivitetet kryesore të ERRU, si autoriteti përgjegjës rregullator, është licencimi i personave fizikë dhe juridikë që ushtrojnë apo do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në menaxhimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe të largimit e përpunimit të ujërave të ndotura, në përputhje me ligjin nr. 8102 datë 28.03.1996, i ndryshuar.


Sipas VKM nr. 958, datë 06.05.2009, aktualisht janë katër kategori licensimi për kategoritë e mëposhtme;

Kategoria A, për grumbullimin dhe shpërndarjen e ujit për konsum publik
Kategoria B, për përpunimin e ujit për konsum publik
Kategoria C, për largimin e ujërave të ndotura
Kategoria D, për përpunimin e ujërave të ndotura

Informacion mbi procesin e licensimit dhe proceduren e aplikimit mund të gjeni këtu.